HTC do t’i sjellë tre telefona të rinj para fundit të vitit

0

Në fillim të 2017-s zyrtarët nga kompania Taiwaneze, HTC kanë deklaruar se nuk do të lansojnë më shumë se 6-7 smartfonë gjatë këtij viti, por tani si duket kjo ka ndryshuar.

Një anëtarë i komunitetit të HTC, Corn Chen ka shpërndarë disa specifika të disa pajisjeve në llogarinë e tij në Twitter, të cilat pritet të lansohen deri në fund të 2017-ës, transmeton koha.net.

Ata janë tre smartfonë, Ocean Master, Ocean Harmony e Ocean Lite.

Sipas Chen, Ocean Master do të ketë ekranin 6-inch, kamerën nga para 8 MP ndërsa ata nga pas 12 MP.

Master do të ketë dy opsione të memorieve për t’u zgjedhur, njëra 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë në memorie si dhe 6GM RAM + 128 GB hapësirë në memorie.

Dy smartfonët e tjerë, Ocean Lite e Ocean Harmony që të dy do të kenë 4 GB Ram e 64 GB hapësirë në memorie, dhe ndryshimi i vetëm i tyre është se njëri do të ketë ekranin 5.2-inch e tjetri, harmony 6-inch.

Ocean Master e Ocean Lite pritet të prezantohen në nëntor të këtij viti, ndërsa ai Ocean Harmony gjatë dhjetorit, para krishtlindjeve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com