HTC 11 do t’i ketë 8 GB RAM

0

Telefoni i ardhshëm i HTC-së, HTC 11, pritet së shpejti që të zbulohet por tashmë janë shfaqur disa raporte të cilat tregojnë se çfarë risi do të sjellë ky telefon i ri.

HTC 11 pritet të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë si dhe me sistemin operativ Android 7.0 përmes ndërfaqes së përdoruesit HTC Sense 8 UI.

Po ashtu, ai pritet të vijë edhe me procesor Snapdragon 835 me tetë bërthama, grafikën Adreno 540, 8 gigabajt RAM memorie dhe 256 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3,700 mAh e cila vjen me veçorinë për karikim të shpejtë Qualcomm Quick Charge 4.0.

Gjithashtu, HTC 11 pritet të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, transmeton Koha.net.

Ky telefon i ri i HTC-së, pritet të lansohet gjatë të vitit të ardhshëm dhe me çmim diku rreth 700 dollarë.

Fotografia të cilën e shohim nuk është zyrtare, por disa raporte thonë se HTC 11 do të ketë ekran nga skaji në skaj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com