Horror në kufirin Greqi-Turqi, gjenden tri femra të masakruara
16:24 | 11 Tetor 2018

Siç raportojnë mediat helene, ato janë të moshës 15-30 vjeç, duke hedhur edhe dyshime se mund të jenë nëna dhe dy vajzat e saj.

Ato kishin plagë në trup, dy prej tyre ishin të lidhura me njëra tjetrën, ndërsa tjetra ndodhej disa metra larg.

Pranë tyre është gjetur edhe një thikë, e cila zakonisht përdoret nga gjuetarët.

Arma e ftohtë është dërguar në laboratorët mjeko-ligjorë, për të zbuluar gjurmët e gishtave.

Ndërsa fakti që njëra prej tyre nuk ishte e lidhur përbën një tjetër mister, shkruan Protothema, përcjell bw.

Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e përdhunimit dhe më pas vrasjes.

Trupat e tri femrave janë gjetur 50 metra larg kufirit, një vend që përdoret për kalimin e emigrantëve të paligjshme.

Kjo i bën oficerët e policisë të dyshojnë se mund të bëhet fjalë për gra emigrante që donin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Greqi, ndoshta për të kërkuar azil.

Alba Hoxha