Horror: Gruaja varroset për së gjalli shkaku i magjisë!

0

Horror: Gruaja varroset për së gjalli shkaku i magjisë!

Gruaja e akuzuar nga fqinjët e saj për bërje të magjisë, është varrosur për së gjalli, ka njoftuar prokuroria e kryeqytetit të Paraguait.

Viktimën e besëtytnive, 45-vjeçaren Adolfina Ocampos, u pohua se anëtarët e grupit “Keni Guarani”, e kanë lidhur në një shtyllë druri dhe e qëlluan me shigjeta, para se ta varrosnin për së gjalli, transmeton Telegrafi.

Ocampos u dënua me vdekje javën e kaluar nga udhëheqësja e fisit në Taheuiu, fshat rreth 180 kilometra në veri të kryeqytetit Asuncion.

Prokurorja, Fanny Aguilera, ka akuzuar nëntë burra për kryerjen e këtij krimi makabër, të cilët tashmë kanë pranuar fajin.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e popujve indigjenë në Paraguai deklaroi se “ndonëse komunitetet indigjene qeverisen sipas ligjeve dhe rregullave të tyre, megjithatë, nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësive të shkeljes së Kushtetutës, e cila garanton lirinë e jetës dhe lëvizjes”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com