Hodonoci nderon komunën e Bujanocit në emërtimin e rrugëve (Foto)
13:03 | 28 Mars 2019
Komuna e Kamenicës ka filluar projektin për vendosjen e emërave të rrugëve në gjith teritorin e komunës së sajë, por në emërtimin e rrugëve fshati Hodonoc i komunës së Kamenicës ka nderuar komunën e Bujanocit duke vendosur dy rrugë me emërin e dëshmorëve nga komuna jonë dhe emërtimin "Rruga e Bujanocit"

Fshati Hodonoc përpos lidhjeve farefisnore me komunën e Bujanocit ka nderuar komunën tonë edhe me emërtimin e dëshmorëve tanë në emërat e rrugës; 

Rruga "Ridvan Qazimi" nga Tërrnoci.
Rruga "Brig 112 Sherif e Enver" nga Breznica.

dhe Rruga e "Bujanocit" të cilat gjenden edhe në fotografi.

Fshati i vetëm i cili ka nderuar luftën e idealit  për lirin e Kosovës e cila u la me gjakun e dëshmorëve në komunën e Kamenicës, është fshati Hodonoc i cili shumicën e rrugëve e ka vendosur me emërat e luftëtarëve të ndryshëm të cilët disa prej tyre kan qëndruar edhe në Luginë ku si pikëtakim ishte Hodonoci për të ju bashkuar luftës të UÇPMB-së, ndërsa jan vendosur edhe emërat e brigadave ku edhe luftuan veteranët e UÇK-së duke nderuar edhe veteranët, Hodonoci vite më parë ka rregulluar edhe parkun e fshatit duke vendosur amblemën e tri amblemat e luftrave të fundit duke simbolizuar kështu si përkrahës ma i madhëi tri luftrave të fundit./BujanociNet/

Alesia Bami