Hiqet kontrolli në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri gjatë sezonit turistik
09:58 | 23 Mars 2015

Kontrollet në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ekzistojnë më gjatë sezonit turistik.

1_4006
Qytetarët do të kalojnë në dy krahët pa patur nevojë të paraqesin dokumentet (karta identiteti apo dokumentacionin e automjeteve). Vendimi është marrë në mbledhjen e dy qeverive të zhvilluar sot (e hënë) në Tiranë. Sipas krerëve të qeverive, ky vendim merret për të shmangur radhët e gjata që krijohen gjatë sezonit turistik.
Aurela Hoxha