“Higjiena Orale” ligjerata për parashkollorët në Tërnoc
10:02 | 19 Maj 2015

Në entin parashkollorë “ Gëzimi Ynë” në Tërnoc u mbajtë ligjëratë me temë “Higjiena Orale” dedikuar fëmijëve të moshës më të re, pikërishtë parashkollorëve, ligjëruesi ishte stomatologu Llokman Ahmeti, i cili këshilloi voglushët se si të mirëmbajnë higjienën e dhëmbëve, që ti pastrojnë së paku dy herë në ditë, e preferueshme sipas tij është që dhëmbët të lahen tek fëmijët në mbrëmje para gjumit dhe në mëngjes. 389b1419d386024814b9710bfcb9f5a1_XL Sipas Ahmetit organizata botërore e shëndetësisë ka shpallë këtë javë “Higjiena Orale” ku për këtë aktivitet ne kemi vendosur që nga mosha më e ulët të mbajmë ligjërata, të i japim këshilla adekuate për mirëmbajtjen e dhëmbëve. Poashtu Ahmeti apelon të gjithë prindërit apo më mirë një këshillë për të gjithë që të kenë kujdes tek fëmijët e tyre mbi higjienën e dhëmbëve, të i dërgojnë fëmijët tek stomatologu për një kontroll sepse çdo vizitë e mjekut është parandalim I hershëm. Mos kujdesi ndaj gojës në fakt është si lënia pas dore e flokëve dhe e lëkurës ose si ndjenja e një ushqyerje të gabuar që nëse ndodh për një kohë të gjatë, mund ti shkaktoj problem të mëdha trupit tonë por edhe mirëqenies së përgjithshme./BujanociNet
Aurela Hoxha