Heqja dorë nga proshuta dhe pija alkoolike mund të reduktojë rrezikun e kancerit në 40%
15:35 | 08 Maj 2019

Qoftë edhe sasi të vogla të mishit të përpunuar dhe pijeve alkoolike mund të rrisin rrezikun e llojeve të kancerit në udhëzimet e Fondit për Hulumtime Botërore të Kancerit (WCRF), të cilat përditësohen një herë në dekadë, transmeton lajmi.net.

Autoriteti i respektuar global ka zbuluar një plan me 10 pika për të ulur rrezikun e kancerit deri në 40%.

Studimi u hartua duke përdorur hulumtime që përfshijnë më shumë se 51 milionë njerëz.

Parandalimi i obezitetit përbën një pjesë të konsiderueshme të këshillave, duke qenë se mbipesha do konsiderohet si “faktori i rrezikut numër një për kancerin” brenda disa dekadash, paralajmëroi organizata.

Tani ka prova të forta se pesha e tepërt është shkaku i të paktën 12 llojeve të kancerit, pesë më shumë se kur u botuan rekomandimet e fundit të WCRF në vitin 2007, thanë autorët.

Njerëzit duhet të kufizojnë konsumin e alkoolit, të mos përdorin medikamente për parandalimin e kancerit dhe të përpiqen të plotësojnë nevojat ushqyese vetëm përmes dietës, thanë autorët e hartimit të raportit. /Lajmi.net/

Alesia Bami