Haziri: Po vijnë ditë të mira për Kosovën Lindore

0
Haziri: Po vijnë ditë të mira për Kosovën Lindore

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se shpejt do të vijnë ditë të mira për Kosovën Lindore.

Ai, përmes një postimi në Facebook, thotë se në nivelin politik dhe të shërbimit civil po koordinohen punët për hapjen e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Lexojeni të plotë postimin e Hazirit në Facebook:

“Në të dy nivelet, edhe në atë politik dhe atë të shërbimit civil do ta koordinojmë punën për hapjen e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe do të punojmë në realizimin e të drejtave civile dhe të drejtave politike për qytetarët e Kosovës Lindore.

Përveç shumë punëve dhe projekteve të mira që po i bëjmë çdo ditë për qytetarët, Komuna e Gjilanit po kujdeset edhe për qytetarët shqiptarë të Kosovës Lindore, ku shumë shpejt do të fillojmë t’i zgjidhjen e problemeve nga ato që kanë të bëjnë me dokumentet civile, me regjistrimin e nxënësve e studentëve, deri te problemet sociale që ata i kanë. Është për keqardhje që qeveria e deritanishme i ka harruar problemet e me të cilat ballafaqohen ata, por mund të them se ditë të mira po vinë për vëllezërit tanë të Kosovës Lindore. LH”, (sic), ka shkruar Haziri.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com