HAZIRI: JABLLANOVIC TË LARGOHET, PO I RREZIKON EDHE SERBËT

0

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se ministri Aleksandër Jabllanovic, nga ministër për kthim duhet të bëhet ministër për largim.

LutaMesazhi i plotë i publikuar në Facebook:

Nga ministër për kthim, bëhet ministër për largim!

Deklarata e ministrit Jabllanovic është e zeza e vetvetes, ngase me atë deklaratë, ai pos që ka prekur ndjenjat e nënave shqiptare, i ka qitë hije t’keqe vetes, kurse dëme i ka shkaktuar edhe popullit të tij. Në vend se të jetë njëmend ministër për kthim, ai jo që po i kthen ata, por po largon, e po e rrezikon qenien e popullit të tij. Mirëpo, shoqëria e jonë nuk duhet të bie pre e deklaratave të pamatura të kujtdo qoftë, e as të personit në fjalë. Nuk bëhet fjalë këtu për shkarkim, por ka ardhur koha që politikanët të reflektojnë dhe Jabllanovic të largohet sepse, përfundimisht, e ka varrosur veten politikisht! LH

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com