Hazard – Chelseas: Ose transfero këso lojtarë, ose largohem
15:29 | 16 Maj 2018

Eden Hazard ka përsëritur edhe një herë se është i lumtur tek Chelsea, mirëpo pas Kampionatit Botëror do të vendos për gjithçka.

Ylli belg i ka bërë me dije klubit londinez se nëse e dëshiron vazhdimin e kontratës, duhet të bëjë disa transferime të mira, pasi ai dëshiron që të fitoj Premier Ligën.

“E kam thënë disa herë dhe po e përsëris, jam i lumtur tek Chelsea dhe dua të bëjë edhe disa gjëra të mëdha këtu”, ka thënë Hazard, përcjell ORAinfo.

“Kontrata e re? Unë ende nuk e kam vazhduar atë, pasi dua të shoh se me kë do të luaj sezonin e ri, dua që të kem lojtarë të mirë në skuadër, andaj pas Kampionatit Botëror do të shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë më tej belgu./ORAinfo/

Aurela Hoxha
S