Haxhi Krasniqi i jashtëzakonshëm, mposht Dariusz Sek

0
Boksieri i mirënjohur kosovar, Haxhi Krasniqi, ka arritur një fitore të madhe në Munchen, ndaj boksierit polak, Darius Sek.

Krasniqi që ka nënshtetësi gjermane, ka arritur që për mrekulli të mbroj titujt që zotëron në WBA Continental dhe WBO International, ndërsa kjo fitore, tani i hap rrugën për të luftuar për titullin e botës në WBA.

Në meçin që zgjati 12 raunde, Krasniqi tregoi edhe një herë se ishte më i përgatitur se boksieri polak, ndërsa në këtë fitore, shumë e ndihmuan edhe bashkëvendësit shqiptarë, që kishin mbushur sallën ku zhvillohej meçi.

Krasniqi fitoi meçin me vendim të gjyqtarëve, të cilët votuan për boksierin kosovar

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com