Haxhi Dilimoni: Jeta e insanit si dinari i dyqanit

0

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respekit global për të moshuarit.

33333333333333

Sipas një përkufizimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pleqëria është kalim i kufirit të të gjashtëdhjetave kjo moshë deri në vitin 2025 mendohet të arrijë në rreth 1 miliard persona dhe numri i më i madhë i vdekjeve janë personat në moshë të tretë. Sipas të dhënave të përgjithshme nga drejtorati për administratë të përgjithshme pranë administratës komunale të Bujanocit në vitin 2013 në komunën e Bujanocit numri i vdekjeve ka qenë 278 persona, ndërsa numri i të lindurve në vitin 2013 ka qenë gjithsej 376 persona, mirëpo sipas kryeshefit të drejtoratit për administratë të përgjithshme Ismet Ahmeti numri i lindjeve dhe i vdekjeve nuk është i saktë, arsyeja pasi që regjistrimi sikurse i lindjeve bëhet aty ku lind personi po ashtu edhe regjistrimi i të vdekurve. Motivi që përcjell çdo vit 1 tetori, Dita Ndërkombëtare e të moshuarve, duhet të shërbejë para së gjithash si një ditë që gjithë secili të mendojë më shumë për moshën e tretë. Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit jeton personi i dytë për nga mosha i cili është 92 vjeçarë, Dilimon Fejzullahu i cili edhe pse është në moshë të shtyer prapë i gëzohet jetës dhe viteve të pleqërisë. Sipas Haxhi Dilimonit, njerëzit në kohën kur ai ishte në moshë të re kanë qenë më shumë të turpëruar, më bujar, kohërat kanë ndryshuar mirëpo plakun duhet nderuar e mbi gjitha duhet kujdesur ashtu siç kujdeset familja e tijë për të. Plaku 92 vjeçarë përfundoi tregimin e tijë duke thënë se jeta e insanit është si parja e duqanit. Duket qartë se nataliteti në rajon është në rënie sikurse edhe në fshatin me popullatë më të madhe në komunën e Bujanocit në fshatin Tërnoc. Në ofiqarinë e këtij vendbanimi sipas të dhënave që tregoi Sadik Hyseni, ofiqarë tha se, mortaliteti është në rritje ndërsa nataliteti në rënie. 22222222222Numri i të lindurve që nga viti 2010 në fshatin Tërnoc ishte 102, në vitin 2011 78, në 2012 të lindur ishin 75, në vitin 2013 104 persona dhe në vitin 2014 deri më tani kanë lindur 79 foshnje. Ndësa sipas ofiqarit Hyseni numri i të vdekurve në vitin 2010 ishte 56 në vitin 2011 numri ishte 46, në vitin 2013 48 persona dhe deri më tani në vitin 2014 janë regjistruar të vdekur 30 persona. 1111111111Në vendin tonë pleqt nuk kanë luksin të kenë kushte më të mira sikurse në vendet më të zhvilluara të botës mirëpo shumica e tyre marrin një pension me të cilin mundohen të paguajnë të paktën medikamentet e tyre ajo çka kërkohet nga gjith ne dhe e kemi obligim është kujdesi ndaj tyre. Pleqëria është një prej rregullave të pandryshueshme të krijimit dhe njëra prej periudhave të kalimit të jetës./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com