Hasani: Shqiptarët e Luginës shum më pak të drejta se sërbët e Kosovës (Foto & Video)

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi mëngjesin e sotshëm ka pritur në kabinetin e tij delegacionin kosovarë përkatësisht, kryetarin e komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturës, Rini dhe Sport, Nait Hasani së bashku me antarët e tjerë të cilët janë dhe deputet të Kuvendit të Kosovës, nga PDK, LDK, VV, AAK dhe Nisma.

1

Gjatë takimit që ishte prezentë dhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliu është biseduar për brengat që i kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës sa i përket arsimit, delegacioni është njoftuar për këto probleme dhe për situatën politike si dhe atë të zhvillimit. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në konferencë për shtyp u shpreh se, kërkesat tona ia kemi përcjedhur delegacionit nga Kosova dhe presim ndihmën që duhet të na jep Kosova në fushën e arsimit. “E njoftuam deputetin për këto probleme, për situatën politike por edhe për zhvillimin ekonomik. Besoj se deputeti Hasani së bashku me delegacionin kanë pranuar kërkesat tona sa i përket ndihmës që duhet të na jep Kosova, sa  i përket çështjes së arsimit, por e falënderova gjithashtu për kontributin që ka bërë Kosova deri më tash për shqiptarët e Luginës së Preshevës” u shkreh kryetari Arifi. Kryetari i këtij komisioni të lartë, Nait Hasani bëri të ditur se ky është delegacion i parë zyrtarë që viziton Bujanocin dhe Preshevën drejtpërsëdrejti nga qeveria e Kosovës. Ai gjithashtu potencoi se, ne jemi njoftuar nga kryetari për mungesën e librave nëpër shkolla dhe mungesën e literaturës në përgjithësi dhe ky komision do t’i ngris këto çështje në kuvendin e Kosovës dhe do të i dalim në ndihmë së bashku me Shqipërinë. Delegacioni kosovarë së bashku me kryetarin Arifi dhe Musliun kanë vizituar dhe shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në lagjen e Strukarëve në Tërrnoc, ku janë pritur nga drejtori i shkollës, arsimtarët si dhe nxënësit e kësaj shkolle. Ata kanë vizituar ambientin e shkollës, klasat, nxënësit me të cilët kanë biseduar dhe parë se me çfarë tekste mësimore janë duke zhvilluar mësimin. Po ashtu të njëjtit kanë përfunduar vizitën në Bujanoc, duke vizituar dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” ku po ashtu janë pritur nga drejtori i kësaj shkolle Zejni Fejzullahu dhe profesorët. Në zyrën e drejtorit, Fejzullahu i ka njoftuar për së afërmi delegacionin për historikun e shkollës, numrin e nxënësve dhe punëtorëve si dhe problemet me tekste shkollore e që i ndahu dhe nga një listë me gjithë librat që i mungojnë e që janë shumë në numër. Ata po ashtu janë shoqëruar edhe nëpër ambientet e kësaj shkolle duke i treguar kushtet me të cilat janë duke zhvilluar mësimin e që janë shumë të mira por vetëm që tekstet i mungojnë. Nait Hasani ka thënë se, deputet e kuvendit të Kosovës do të ngrisin çështjen e reciprocitetit në raport me Sërbët që i kanë në Kosovë e që janë shumë më shumë të privilegjuar se sa shqiptarët e Luginës së Preshevës, si në aspektin e arsimit, punësimit, administratës dhe zhvillimit. Delegacioni kosovarë pas përfundimit të vizitës në komunë e Bujanocit, së bashku me kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliun kanë vazhduar udhëtimin për në qytetin e Medvegjës ku do ta zhvillojnë takime të njëjta dhe atje./BujanociNet/

2 3 4 5 6 7 8

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com