Hasani: Nxënësit e Luginës të mësojnë me libra të unifikuara sikurse nxënësit e Kosovës

0

Kryetari i komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturës, Rini dhe Sport nga Kosova, Nait Hasani së bashku me antarët e tjerë të përbërë nga deputet e parlamentit të Kosovës, dhe i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Serbi, Valdet Sadiku, kanë qëndruar sot në komunë e Bujanocit, ku janë pritur nga kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptar Jonuz Musliun së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Këshillit.

takimi 1

Në takim e sipër që është mbajtur në zyrat e Këshillit delegacioni është njoftuar për së afërmi me problemet sidomos të arsimit fillor, të mesëm dhe atij të lart në shkollat shqipe të Luginës së Preshevës, ku janë cekur mungesa e teksteve shkollore e me theks të veçanet për problemin e mos nostrifikimin e diplomave të studentëve nga Lugina që studiojnë në universitetin e Kosovës. Në prononcim të përbashkët për media kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu ka thënë se, “ne i kemi njoftuar komisionin e lart pranë kuvendit të Kosovës për problemet që kemi në fushën e arsimit”. takimi4Nga ana tjetër Nait Hasani thotë se, “komisioni për arsim në kuvendin e Kosoës është i përkushtuar për çështjet e arsimit në Luginën e Preshevës si dhe pranë ministrisë së arsimit, që këto probleme të zgjidhen dhe nxënësit e Luginës të mësojnë me unifikimin e librave që kemi në Kosovë. Hasani gjithashtu tha se, është e nevojshme që edhe këtu të kemi pjesë të fakulteteve në mënyrë që studentët të kenë koston më të lirë për studime. Ky delegacion i shoqëruar nga Musliu ka vazhduar vizitën edhe në komunë e Preshevës për të u takuar atje me përfaqësues të komunës dhe shkollave fillore e të mesme. Delegacioni i kryesuar nga Nait Hasani edhe nesër do të qëndroj në komunë e Bujanocit për të u takuar me kryetarin e komunës Nagip Arifin si dhe për të vizituar disa shkolla në komunën tonë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com