Harta në kryeministrinë e Shqipërisë ‘nervozon’ Serbinë

0

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaron se Beogradi i ka dërguar notë proteste Tiranës për shkak se harta e Shqipërisë së Madhe është shfaqur në murin e kryeministrisë.
HartaSidoqoftë, shefi i diplomacisë Serbe nënvizon se vendi i tij vazhdon bashkëpunimin me kryeministrin Shqiptar dhe këtë fakt nuk e vë në pikëpyetje askush.
“Nuk kemi bërë dhe as nuk do të bëjmë ndonjë lëvizje që do të rrezikojë marrëdhëniet tona në rajon, madje as me Shqipërinë. Nuk ishte flamuri i Serbisë së Madhe në rezidencën e kryeministrit të Serbisë, por flamuri i Shqipërisë së Madhe në rezidencën e kryeministrit të Shqipërisë dhe ne do të reagojmë gjithmonë për të tilla veprime”, u shpreh Dacic.
Sipas të përditshmes serbe ‘Politika’, kryeministri i Shqipërisë organizoi një shfaqje me drita ku ndër të tjera tregohej harta e Shqipërisë së Madhe në muret e kryeministrisë për të shënuar festimet e vitit të ri.
Sipas mediave Serbe kryeministri Rama e postoi foton në profilin e tij zyrtar në facebook.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com