Harrohet dëshmori Berat Sinani, OVL-UÇPMB nuk gjen kohë as ta kontaktojë familjen e dëshmorit
10:01 | 13 Maj 2015

Familja Sinani nga fshati Bilaç komuna e Bujanocit sot pas 14 viteve mbeti e habitur, sepse biri i tyre Dëshmori i kombit Berat Sinani është harruar nga të gjith, perveç familjarëve të cilët sot e kanë përkujtuar në 14 vjetorin e rënies së tij, dukë vënë kurora tek lapidari i dëshmorit. deshmori BujanociNet e ka kontaktuar me vëllaun e dëshmorit Shaban Sinanin, i cili ishte i habitur me këtë gjest, veçmas të OVL-UÇPMB-së e cila edhe pse thirret në mbrojtjen e të drejtave të dëshmorëve dhe familjarëve të invalidëve të luftës, nuk kanë gjetur kohë të paktën ta kontaktojnë familjen e dëshmorit Berat Sinanit, i cili flijoi jetëne tij për të drejtat që ne po i gëzojmë sot. “Kemi qenë vetëm familja e ngushtë te lapidari i Beratit, kemi vënë kurora lule, askush tjetër nuk ka qenë dhe as që na ka kontaktuar në përvjetorin e vëllaut, edhe ai ka qenë sikur të gjith dëshmorët e tjerë dhe meriton që të përkujtohet të paktën 1 herë në vit” ka thënë Vëllau i Beratit Shabani. Lapidari i dëshmorit Berat Sinanit gjendet në varrezat e fshatit Dobrosin të Bujanocit./BujanociNet/
Aurela Hoxha