Haraqija: Shoku Mustafa do ta merr vesh kush jam unë më 12 shtator

0

Astrit Haraqija, ish-ministër i Kulturës në kohën e Ibrahim Rugovës dhe njëri nga themeluesit e Listës “Dr.Ibrahim Rugova”, thotë se nuk i ka dhënë ultimatumi kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Haraqija për Indeksonline ka thënë se ai më nuk ka “punë me Isa Mustafën” dhe se tani do të merret me matematikat e tij.

“Unë nuk kam dhënë ultimatum dhe dita e marte ende s’ka mbaruar. Unë s’kam punë me Isën. Tani unë do të merrem me matematikat e mija. Loja vazhdon dhe shohim”, ka thënë ai.

Ai kreut të LDK-së iu ka referuar si “shoku” Mustafa, jo zotëri Mustafa, derisa ka thënë se liderët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën “nesër do ta marrin vesh”.

“Unë prej sontit, jo zotëri Mustafën, po shoku Mustafën e njoftoj publikisht, në qoftë se Albin Kurti e Jakup Krasniqi, qenkan në frymën Rugoviste, unë them se prej sotit loja ka filluar krejt ndryshe. Dhe shihemi në ditën e premte me datën 12 në parlament. Pas konferencës që kanë me mbajt nesër këta rugovistat, Kurti, Krasniqi e Mustafa, do ta marrin vesh”, ka thënë tutje ai, duke shtuar se: “Nëse këta (Mustafa, Krasniqi, Kurti) janë rugovista, atëherë unë jam me Mao Zedoni (ish lideri komunist i Kinës)”.

Ai tutje ka shtuar se është duke punuar “ditë e natë kundër këtij blloku të ‘rugovistëve’”.

Ai thotë se problemin më të vogël e ka sigurimin e votave në Kuvend. “Unë problemin më të vogël e kam që të siguroj votat. Problem po e kam se masi Albini edhe Jakupi u bënë rugovista, unë si kam problem hiq votat, se unë rugovistat i kam. Unë qeta rugovistat e mi kam mi ftu. E në qoftë se ndonjëri ka mbet rugovist, atëherë unë kam me punu me qeta rugovista. Shoku Isa po i thërret çdo minutë me ju prononcu e po i pyet: a jeni hala me ne, a jeni kundër nesh. Këto i ka bërë vetëm xhaxhi Enver dhe shoku Isa prej panikut”, ka thënë në fund Astrit Haraqija. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com