Haradinaj thotë se preshevarët duhet ta kenë shtetësinë e Kosovës

0

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga ana e PDK-së, AAK-së dhe Nisma-së, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar takim bashkëbisedues me qytetarë, në kryeqendrën e rajonit të Anamoravës, Gjilan.

Haradinaj ka thënë se shteti i Kosovës është rezultat edhe i preshevarëve ndaj nuk ka logjikë që shteti ynë të mos i kuptojë drejt preshevarët.

“Nuk mundesh me i lanë në vendin e vet, duke ua refuzuar shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova

Tutje ai ka thënë se duhet me ua dhanë shtetësinë, se dyshtetësia sot ekziston, e me këtë dyshtetësi mbesin në vatrat e veta, por edhe këtu jetojnë si i ka hije, me dinjitet.

Po në Gjilan Haradinaj u premtoi veteranëve se ligji i tyre për punësim do të ndryshojë, duke iu referuar verdiktit aktual se ata që kanë statusin e tillë kanë të ndaluar të punojnë në të kundërtën pensionet e tyre do të anulohen, njofton Klan Kosova.

”Veteranët do të kenë mundësinë të punojnë, por, pensioni nuk do të ju ndalohet. Ata do të zgjedhin nëse duan të punojnë apo jo por i sigurojë që pensioni i tyre do t’ju vazhdojë”, tha Haradinaj.

Veç tjerash lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, në takimin me qytetarët e Gjilanit, shpalosi disa nga programet të cilat ai ka për vendin, duke shtuar se do të sigurojë shtesat e fëmijëve në vend e po ashtu do të ketë dhe një fond për sigurim pensional invalidor.

”Jam bërë gati për katër vjet punë. Ne kemi kushtetutë, ajo është më e mira e mundshme për komunitete. Në Kosovë ka plot punë, nuk ka shtesa të fëmijëve. Pse të mos jepen shtesat e fëmijëve në Kosovë? Nuk kemi fond për sigurim pensional invalidor në fillim. Ka shumë punë për të ecur përpara”.

”E kanë sjellë fazën për investime në Trepçë por investimet nuk kanë filluar. Jemi të sigurt që Trepça  është e Kosovës, por do të vazhdojmë me investimet”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com