Haradinaj: S’ka shkëmbime të territoreve, ajo sjell luftë të re në Ballkan

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është gabim dhe se mund të sjellë luftë të re në Ballkan.

Ai gjatë një bashkëbisedimi të organizuar nga Lëvizja “Fol” vlerësoi se shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje.

“Kam besua se kjo nuk është zgjidhja dhe nuk besojë se shkëmbimi i territoreve është pjesë e zgjidhjes”, u shpreh mes tjerash Haradinaj.

Haradinaj tha se ka pasur biseda herët me vëllezërit prej Presheve dhe I ka shpjeguar pse është e rrezikshme kjo ide.

“Sa herë që bisedohet për të çështje është një lloj kthimi mbrapa dhe kushdo që shkon drejt kësaj ideje po përgatit një luftë të re në Ballkan”, theksoi Haradinaj.

Spektri politik shqiptarë në Luginë të Preshevës deri më tani ka përdorur retorikën politike se në rast të ofrimit të një zgjidhje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, shkëmbimi i territorit të Luginës me Veriun e Kosovës të jetë pjesë e agjendës së tyre politike.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com