Haradinaj: Rënia e Fehmi e Xhevë Lladrovcit i dha frymëzim vazhdimit të luftës
11:10 | 22 Shtator 2018

“Njëzet vjet më parë, në betejat heroike të Brigadës 114 Fehmi Lladrovci, kanë rënë në altarin e lirisë mjeku i luftës Lec Leci – Gradica dhe bashkëluftëtarët e tij Shefqet Zeka, Naim Haxhiu, Kadri Mehmeti, Shemsedin Haxhiu dhe Xhevxhet Maliqi. Rënia e heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, frymëzoi të gjithë vajzat dhe djemtë e Brigadës 114 për ta vazhduar luftën çlirimtare deri në fitore. Sot, me krenari kujtojmë veprat e mëdha të heronjve e dëshmorëve tanë, mbi gjakun e të cilëve u rrënjos liria e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Nevina Shtylla