Haradinaj për taksën: Nuk jemi për ngut
15:12 | 23 Janar 2019

Kreu i ekzekutivit kur u pyet për taksën ka përsëritur një qëndrim të tij të para disa ditësh, kur tha se “bora do të shkrihet shpejt”. Ai sot tha se beson që “bora të shkrihet në të dy anët”.

“Taksa është për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, marrëdhëniet tona janë pak të ndjeshme. Kam thënë që ka me u shkri bora, besoj që do të shkrihet në të dy anët, por nuk jemi për ngut njëherë ju lutem”.

Kryeministri shtoi se Kosova importon mbi 60 milionë euro prodhim të këtij lloji.

“Peja është prej qendrave më të forta ekonomike të Kosovës, e dyta se ka shuam brenda që nuk janë të njohura jo veç në Kosovës, pro edhe jashtë Kosovës”.

“Unë e falënderoj këtë kompani për punën që ka bërë, për investimet. Përdoret teknologjia më e re, ne e dimë që importojmë shumë prodhime të drurit mbi 60 milionë, shpresoj që qytetari ynë të orientohet te këto produkte”.

“Nëse këto produkte i qojmë në perëndim ne ish dashtë që bashkë t’i testojmë. Unë e di që ka shumë kompani këtu të respektuar. Besoj që nga 60 milionë që eksportojmë, 30 milionë të prodhojmë vet”.

Ndërsa pronari i kompanisë “Ukaj”, Sheqer Ukaj falënderoi kryeministrin për këtë vizitën, raporton EO.

“E falënderojmë kryeministrin për këtë vizitë dhe qeverinë me këtë masë të përkrahjes së bizneseve prodhuese. E lusim qeverinë ta inkurajojë klasën punëtore dhe të iu jep guxim”.

Rina Balaj