Haradinaj i përgjigjet Kurtit për zgjedhjet, ka një këshillë për të

0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media i është kundërpërgjigjur deklaratës së liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili sot në tryezën e partive politike tha se vendi është në krizë dhe kërkoi dorëheqjen e Qeverisë Haradinaj.

Haradinaj në këtë konferencë për media pas kthimit nga vizita zyrtare në Vatikan tha se Kurti tani është pak si pa punë dhe duhet me i riparu dëmet që i kanë ndodh me ndarjen e partisë.

“Tani ai është pak si pa punë dhe duhet me i riparu dëmet që i kanë ndodh me ndarjen e partisë. Po kërkon tema. E kuptoj, kam kaluar nëpër këto që po kalon ai tani”, tha Haradinaj, raporton Telegrafi.

Kreu i ekzekutivit tha se ai po i kryen detyrat që ia ka caktuar Kushtetuta dhe Kuvendi i Kosovës.

“Me respekt për të gjithë, po në shërbim të qytetarëve të vendit dhe jo të dikujt tjetër”, tha ai.

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »