Hapet zyra për Diasporën në kuadër të komunës së Bujanocit

0

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi bashkarisht me disa përfaqësues të diasporës që ndodhen në vendlindjen e tyre për rastin e festive të fundvitit, kanë hapur zyrën për Diasporën në mënyrë që të letohet shumë procedura dokumentesh për shqiptarët e Luginës që jetojnë në shtetet e Evropës. Zyrë kjo që është në objektin e komunës së Bujanocit.

Fillimisht Kamberi ka zhvlluar një diskutim me diasporen në kabinetin e tij dhe i ka informuar për projektet që janë duke u zhvilluar në komunën e Bujanocit.

Kamberi ka potencuar se resuri kryesor për shqiptarët në komunë e Bujanocit janë miërgimtarët që jetojnë në Zvicër, Gjermani, Francë dhe vendet e tjera.

Kamberi duke shpjeguar gjendejn aktuale dhe poziten e volitshme në Luginë të Preshevës, ka bërë apel tek shqiptarët e Luginës që jetojnë në diaspor që të mobilizohen në mënyra të ndryshme për të parë mundesin e investimeve në komunën e Bujanocit.

Në kuadër të zyrës në Bujanoc për diasporën, mirgimtarët e Bujanocit mund të i drejtohen me kërkesa të ndryshme sidomos për nxjerrjen e dokumntacioneve si përshembull, certifikatë të lindjes dhe nënshtetësin. Kjo i lehtëson shqiptarëve që mos të humbasin kohë nëpër zyra kur të vin gjatë pushimeve si verës ashtu dhe dimrit.

Permës një sajti që do të hapet në këtë zyrë ata mund të aplikojnë për dokumente të ndryshme në vendin tonë.

Kamberi ka kërkuar nga diaspora që të shohin edhe mundësin e binjakzimeve mes komunës së Bujanocit dhe qyteteve të ndryshme në Zvicër dhe vende të tjera.

Kamberi diasporën e sheh një investitor potencial për blerejn e fabrikave të ndryshme dhe ka ofruar gjithe potencialin e tij bashke me stafin t’i ofron ndihmë në shumë aspekte.

Përfaqësuesit nga diaspora e kanë përshendetur një ide të tillë dhe janë zotuar se në këtë mënyrë mund të bëjnë që shqiptarët e komunës së Bujanocit mos të shpërngulen nga vendet e tyre ashtu siç janë shpërngulur shqiptarët e Medvegjës.

Ahmet Begtashi nga Fondi Humanitar për ndërtimin e 100 shtepive në Luginë të Preshevës, ka falimenderuar Kamberin për pritjen dhe ka thënë se në Fond kanë ardhur 250 kërkesa për ndërtimin e shtëpive ndërsa Fondi deri tani ka ndërtuar 55 shtëpi, 6 prej tyre në Medvegjë.

Edhe Agron Rahimi nga fshati Turi prej vitesh në Zvicër, foli gjatë këtij takimi dhe potencoi se kjo është një realizim I një premtimi nga ana e kryetarit Kamberi për hapjen e zyrës për diasporën.

“Ne tanimë kemi se ku do të drejtohemi, kemi një zyrë dhe kemi një email që do të na lehtoj procedurën e dokumenteve. Duhet të vazhdojmë me një etap tjetër. I bëjë apel edhe bashkëvendasëve të mi që jetojnë në diaspor që të fillojmë dhe të bëjmë një gjë në këtë ide, në të mirë të zhvillimit të vendit tonë”, ka potencuar Rahimi.

i pranishëm në këtë takim ishte dhe deputeti I vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani./Valon Gashi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com