HAPET VENDKALIMI KUFITARË MES KAMENICËS DHE MEDVEGJËS NË “KAPI”

0

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar mbrëmë që të arrihet marrëveshja për hapjen e kufirit Kosovë-Serbi në vendkalimin e quajtur “Kapi”.

KAPIT

Komuna e Kamenicës kishte nënshkruar më parë marrëveshje me Komunën e Medvegjës për hapjen e vendkalimit, i cili do ta lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzv në dë dyja anët. Kjo çështje ishte shtruar edhe gjatë dialogut teknik Kosovë-Serbi nga kryenegociatorja Edita Tahiri. Vendkalimi pritet të shërbejë vetëm për qarkullim njerëzish e jo mallrash. “Një ëndërr qe po behet realitet. Sonte ne Bruksel kryeministrat e Kosoves e Serbisë u pajtuan për hapjen e vendkalimit kufitar. faleminderit të gjithëve që bashkëpunuan dhe ndihmuan këtë proces”, ka shkruar nënkryetari i Kamenicës në facebook./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com