Hapet konkursi për financimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës.
14:29 | 08 Mars 2018

Komuna e Bujanocit në bazë të nenit 76. paragrafi 6. I Ligjit mbi kulturën (“Gazeta zyrtare RS nr. 72/09), nenit 4. të Rregullores mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve në fushën e kulturës në Komunën e Bujanocit (“Gazeta zyrtare e Komunës së Bujanocit”, nr. 19/14), Komisioni për vlerësimin e programeve dhe projekteve në fushën e kulturës, i Komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 07. mars 2018, shpallë:  KONKURS PUBLIK për financimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës me seli në territorin e Komunës së Bujanocit  I. Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2018 në pozicionin 189, funksioni 860, klasifikimi ekonomik 481 “grantet për organizatat joqeveritare – shoqëritë kulturo artistike”, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve në fushën e kulturës, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në këtë sferë, në territorin e Komunës së Bujanocit, në shumë prej 1.800.000,00 dinarë, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve në fushën e kulturës, në Komunën e Bujanocit (në vazhdim të tekstit: Rregullorja) II. Të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve e kanë Shoqëritë kulturo artistike, shoqatat dhe sekcionet amatore nga neni 3. i Rregullores e cila i përmbushë këto kushte: -të ketë selinë në territorin e Komunës së Bujanocit, – të jetë themeluar në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave në këtë sferë, – që programi ose projekti të realizohet në territorin e Komunës së Bujanocit dhe jashtë teritorit të saj, me kusht që me aktivitetet e saja ta përfaqësoj Komunën e Bujanocit. III. Krahas fletëparaqitjes nevoiten edhe këto dokumente:
  1. plani dhe programi i punës për vitin 2018,
  2. fotokopia e ekstraktit të Agjensionit për regjistrat ekonomik,
  3. të dhënat mbi personin e autorizuar për realizimin e programit ose projektit,
  4. numri i llogarisë rrjedhëse dhe NIT (PIB).
  IV. Në konkursin për financim dhe bashkëfinancim, kanë të drejtë ekskluzive Shoqëritë kulturo artistike, shoqatat dhe sekcionet amatore nga teritori i Komunës së Bujanocit të cilat realizojnë projekte dhe kërkesa nga këto fusha:
  •   Përmbajtja e planit dhe programit si edhe manifestimet të cilat janë me rëndësi,
  •   Kontributi në njohjen dhe promovimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore te fëmijët dhe të rinjtë, ndikimi në përhapjen e vetëdijes mbi rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore,
  • Kontribut i bashkëpunimit dhe i rrjeteve në mes të shoqatave të njejta ose të ndryshme, të formatit – SHKA, sekcioneve amatore, etj,
  •    Promovimi i principeve multikulturore përmes mbrojtjes dhe prezantimit të përbashkët të tradhëgimisë kulturore në komunën e Bujanocit.
  •   Kontributi në krijimin, prezantimin dhe promovimin e përmbajtjeve të reja të bazuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
V. Aplikuesit që konkurojnë me programe ose projekte për vitin 2018 duhet ta sjellin edhe raportin financiar për programet ose projektet e realizuara nga buxheti i Komunës së Bujanocit për vitin 2017. VI. Afati për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik është 20 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të Administratës komunale dhe në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit në internet, i cili fillon të rrjedhë nga 08.03.2018 deri më 22.03.2018. VII. Fletëparaqitja në konkurs krahas dokumentacionit përkatës i paraqitet Këshillit komunal të Komunës së Bujanocit – Komisionit për kulturë, me shenjën: “Fletëparaqitje për konkurs publik për financimin e programve vjetore dhe të projekteve në fushën e kulturës – të mos hapet” VIII. Fletëparaqitja për konkurs dorëzohet: me letër rekomanduese në adresën: Komuna e Bujanocit – Këshillit komunal (komisionit për kulturë.zyra nr.301 ), 17520 Bujanoc, rr. K. Petroviq nr. 115, ose drejtëpërsëdrejti në Shkrimoren e Administratës komunale në Bujanoc. IX. Ekstraktet e fletëparaqitjes mund të merren duke i shkarkuar nga faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit në internet www.bujanovac.rs ose mund të merren në objektin e Komunës së Bujanocit, zyra numër 301. Valide do të konsiderohen vetëm se fletëparaqitjet e dërguara në këto ekstrakte ndërsa nuk do të shqyrtohen fletëparaqitjet me dokumentacion jo të plotë dhe jashtë afatit. KOMISIONI PËR VLERËSIMIN E PROGRAMEVE DHE PROJEKTEVE NGA FUSHA E KULTURËS NË KOMUNËN E BUJANOCIT PËR VITIN 2018. Kryetar i komisionit ARTAN SALIHU _______________________ Konkursi per Kulture ( I Skanuar ) Konkursi për kulturë (Word format) Fleteparaqitje (Word Format)
Aurela Hoxha