Hapet klubi për të rinjë në Bujanoc i finansuar nga KE

0

Në ambientet e ish komitetit sot solemnisht është hapur zyra e Klubit të të rinjëve për të drejtat e pakicave në Bujanoc. Klubi komunal për të drjetat e pakicave në Bujanoc është projektuar vitin e kaluar dhe në mesin e 40 komunave në Sërbi dhe vendve të tjera të rajonit edhe komuna e Bujanocit që nga dita e sotme është pjesë e këtij rrejti të projekteve finansuar nga Këshilli Evropian.

klubi 2

Në hapjen solemne të zyrës prezent ishin të rinjë të tri nacioanliteteve që jetojnë në komunën e Bujanocit, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ku edhe e bëri hapjen solemne të zyrës dhe përfaqësuesja e këshillit të europës Aleksandra Vujiç. Për të pranishmit nga aktivistët të cilt kanë marrë pjesë në renovimin e zyrës është shfaqur një video ku shihej qartë puna e palodhssme e vollonterëve që kanë punuar vazhdimisht. Përfaqësuesja nga Këshilli i Evropës Aleksandra Vujiç, ka thënë se, “jamë e lumtur që gjendem sot në Bujanoc pasi që komuna juaj është pjesë e këtij projekti, finansuar nga Këshilli Evropian. klubi 1Bujanoci është i pari i cili ka hapur edhe klubin me të cilën të rinjët do të ken mundësi të merrern me aktivitete të ndryshme. Shpresoj që edhe në të ardhmën të jeni pjesë e shumë projekteve të tjera përmes aktivitete të ndryshme” ka thënë Vujiç. Në realizimin e punës që nga fillimi e deri më sot pa dyshim se nuk ka munguar si përkrahja morale po ashtu edhe ajo finansiare e komuës së Bujanocit dhe sot edhe kurorëzoi të gjithë punën kryetari Arifi i cili tha se është shumë i kënaqur që Bujanoci ka një klub të të rinjëve dhe që është për çdo lavdrat. Natyrisht se nuk munguan as mirënjohjet për vollonetët dhe aktivist të ciln kanë marrë pjesë në renovimin e zyrës me grafite të ndryshme dhe mirënjohja iu nda edhe Shkollës së Mesme “Sezai Surroi “ në Bujanoc në shenjë falenderimi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com