Hamburg, Gjermani: “Betejë” e re e shqiptarëve për kontroll të prostitucioni!

0

Hamburg, Gjermani: “Betejë” e re e shqiptarëve për kontroll të prostitucioni!

Qyteti detar i Hamburgut në Gjermani njihet për rrjetin më të madh të prostitucionit në këtë shtet dhe më gjerë në Evropë. Ndërsa, nuk është sekret që shqiptarët tash e një dekadë e kontrollojnë këtë sektor dhe se jo rrallë nuk kanë munguar emrat e tyre në mediat gjermane për këtë fakt.

Pjesa e njohur e këtij qyteti për këtë zanat, është futur në beteja të përgjakshme mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve të bandave tjera të Evropës lindore. Kështu, me datën 4 janar të këtij viti, shqiptari nga Kosova, Fisnik D., – i njohur si pjesëtar i grupit “Eros Center Gang” – kishte vrarë një pjesëtar të sigurimit në një lokal nate.

Edhe mbrëmë ka ndodhur një vrasje në Billestedt. Një shqiptar i moshës 22 vjeçare ka ekzekutuar një shtetas bullgar me një pistoletë të kalibrit 7,65 me disa plumba. Viktima ishte udhëheqës i klubit të natës “Relax”, kurse shqiptari që ka kryer aktin menjëherë është dorëzuar në Policinë e qytetit e cila ishte 600 metra larg vendit të krimit.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se është hapur një luftë e re mes shqiptarëve dhe bandave të tjera nga Evropa lindore për pushtet në këtë pjesë të Hamburgut. Prokurori i lartë publik i këtij qyteti ka thënë për Bild Zeitung se ata janë “në fillim të hetimeve” dhe se ende nuk kanë çfarë të thonë për detajet e këtyre vrasjeve të cilat duket që do vazhdojnë derisa të sqarohet se kush do të fitojë më shumë pushtet në Reeperbahn të Hamburgut. /RTK/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com