Hallakamë te ministria e Jabllanoviqit: Lëndohen disa policë

0

Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete nga ku po bëjnë thirrje për lirimin e 20 aktivistëve të kësaj lëvizje të cilët u arrestuan pak kohë më parë. 

auto_jab31421417554

Po ashtu gjatë përleshjeve në mes të policisë dhe protestuesve raportohet për policë të lënduar.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në ballafaqimin e aktivistëve të Vetëvendosjes me Policinë para Ministrisë për Kthim dhe Komunitete me Fushë-Kosovë, janë arrestuar tetë persona.

“Deri më tash të arrestuar Etleva Malushaj, Nora Fetoshi Egzon Balaj, Petrit Ademi, Agron Kabashi, Frashër Krasniqi, Boiken Abazi, Gëzon Kastrati.

Shumë nga aktivistët e lënduar nga intervenimi i dhunshëm i policisë dhe përdorimi i sprejit lotsjellës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com