Haliti: Të mërkurën punëkryesi do ti sanojë dëmet në rrugën e fshatit Turi

0

Në fshatin Turi të komunës së Bujanocit në mesin e vitit të kaluar janë asfaltuar disa rrugë kryesore dhe dytësore të këtij fshati nga ana e kompanisë “Saba Bellça” të financuar nga pushteti komunal.

turija

Pas reshjeve të shumta të shiut dhe lagështisë që ka toka, një rrugë dytësore të këtij fshati, gjegjësisht në pjesën e e gypave të ujërave të zeza apo kanalizimit, sipas banorëve dhe këtyre pamjeve asfalti i ri edhe pse me trashësinë e duhur është shembur në drejtin të kanalizimit. Kryetari i kësaj bashkësisë lokale, Shefket Ibishi thotë se, i ka lajmëruar organet kompetente për këtë problem. Gjatë një bisede me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Ndërtim në Bujanoc Agim Halitin, u shpreh se, sot është njoftuar mbi këtë problem dhe se ka lajmëruar dhe biseduar më përfaqësuesit e punkryerësit nga “Saba Bellça” dhe këta të fundit kanë thënë se ditën e mërkurë do të dalin në vendin e ngjarjes për të evidentuar problemin dhe për të filluar me sanimin e këtyre gropave që rrezikojnë dhe gypat e ujërave të zeza, ngase pjesa e shembur është në anën e gypave. Këto rrugë janë asfaltuar në korrik të vitit të kaluar që kanë kapur vlerën mbi 5.400.000 dinarë së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar të financuar nga buxheti i pushtetit lokal të komunës së Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com