Haliti: Së shpejti do të fillojmë me sanimin e gropave nëpër rrugë, apelon tek ngasësit të kenë kujdes

0

Pas temperaturave të ulta dhe reshjeve të shiut që përcollën këtë dimër, rruget e disa vendbanimeve duke përfshirë edhe vet qytetin kanë pësuar dëmtime, dhe ngasësit duhet të kenë kujdes me automjetet e tyre.

vrimatNjë numër i madh i rrigëve është me gropa që dëmtojnë makinat e sidomos gjatë rreshjeve të shiut të njëjtat mbushen me ujë, gjë që krijon pengesa edhe për kalimtarët. “Një problem i tillë do të zgjidhet së shpejti”, thotë drejtori i NP “ Direksioni për Ndërtim” Agim Halitit, pasi që javën e ardhshme do të fillojnë me sanimin e gropave kryesore nëpër rrugët e qytetit. Për fillimin e sanimit të këtyre gropave Haliti thotë se do të dedikohen mbi 1 milionë dinarë që kanë ngelur me kontratën e vitit të kaluar me kompaninë “Saba Bellça” nga Presheva, dhe kështu jemi marrë veshë që punimet të fillojnë sa më parë. Haliti shtonë se reshjet e borës gjatë sezonit dimërorë dhe ngricat e mëdha kanë shkaktuar hapjen e shumë gropave nëpër rrugë në gjithë vendin. Qytetarët shprehen të revoltuar, ndërsa Haliti apelon tek vozitësit dhe gjithë qytetarët të jenë të durueshëm, duke kërkuar ndjesë ai përfundonë se, së shpejti do të bëhet mbulimi i të gjitha gropave edhe nëpër fshatra të komunës së Bujanocit, aty ku më së shumti ka nevojë e që janë më tepër të dëmtuara./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com