Haliti nënshkruan edhe 12 kontrata tjera për përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Bujanocit

0

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për ndërtim Agim Haliti, ka pritur sot në takim tre përfaqësuesit e tri kompanive ndërtimore në komunën e Bujanocit me qëllim të nënshkrimit të 12 kontratave për egzekutim të punimeve në sfera të ndryshme nëpër territorin e komunës së Bujanocit.

Agim-Haliti

Me “Bici – Komerc” janë nënshkruar dy kontrata për kanalizimin në fshatin Dobrosin dhe një pjesë për në fshatin Lluçan si dhe një pjesë në fshatin Levosoj. Ndërsa me “Buja Bau” janë nënshkruar kater kontrata për mbushjen e gropave në fshatrat e komunës së Bujanocit dhe me kompanin ndërtimore “Saba Bellça” janë nënshkruar kontratat e tjera për asfaltim të rrugëve në Kërshevic dhe fshatin Tërrnoc të komunës së Bujanocit si në lagjen e gashve, haxhi musa dhe asfaltimi i fushës sportive në shkollën e re “Muharrem Kadriu”, në lagjen e strukarëve. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Ndërtim, Agim Haliti, duke vlerësuar bashkëpunimin me kompanit e lartpërmendura ka theksuar sel, drejtorati për ndërtim gjithnjë do të jetë i gatshëm për ti dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Bujanocit, infrastruktura edhe në të ardhmën do të jetë prioriteti ynë që qytetarët të kane një jetë normale dhe funksionale. Këto projekte nëpërmjet direkcionit financohen nga buxheti i komunës së Bujanocit, ndërsa punimet do të fillojnë ditëve në vijim, sapo të procedohen nënshkrimet e kontratave të sotshme./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com