Haliti: Në lagjen Haxhi Musa është zgjidhur problemi, por dikush ka dëshirë të proklamojë

0

Asfaltimit të rrugës në lagjen Haxhi Musa përball Tyrbes në fshatin Tërrnoc që kishin filluar përgaditjet para një jave, nuk iu janë gëzuar të gjithë banorët e kësaj lagje, pasi që ka pasur vërejtje nga njëri nga banorët e lagjes së lartpërmendur.

vlcsnap-2015-08-06-11h56m09s359

Paknaqësit i ka shprehur pikërisht Hevzi Sulejmani duke thënë që, rrjeti i kanalizimit në at lagje nuk është i shtrirë si duhet gjegjësisht shahtat nuk janë në thellësin e duhur, apo sipas tij nuk është në baz të standardeve të parapara. Sulejmani ditë më parë ka vizituar edhe redaksin e RTB për ti shprehur pakënaqësit e tij rreth rrjetit të kanalizimit, duke theksuar se, ai i kishte ndalur edhe punimet në përgaditjet për asfaltimin e kësaj rruge, pasi që ai e kishte konstatuar se rrjeti i kanalizimit në këtë pjes të rrugës nuk ishte në thelësinë e duhur, kështu duke lansuar edhe kritikat në drejtim të drejtoratit për ndertim dhe vet drejtorit Agim Halitit. Me këtë rast këtë gjë e demanton drejtori i drejtoratit për ndërtim Agim Haliti duke thënë se, “ne kemi tentuar të jemi transparent ndaj të gjithëve por ka nga ata persona që kanë kohë për kundërshtime edhe pse e dinë institucionin se ku duhet të drejtohen, ata drejtohen në adresa shtëpiake. “Të gjitha kërkesat e asaj lagje, jo vetëm të Hevzi Sulejmanit janë realizuar, ka patur disa mangësi në projekt në mos ofrim të informatave rreth asaj rruge sekondare, ne nuk kemi patur qasje sepse rrjeti i kanalizimit është ekzekutuar nga ana e vet qytetarëve me vet kontributin e tyre, kështu që ata për shkak të pagesës që të kalojnë më lirë i kanë vendosur në standarde që ne nuk i rrepektojmë, sepse ekzistojnë standarde të caktuara të cilat kërkohen me projekt” ka thënë Haliti. Ai gjithashtu ka shtuar se, “ne premtimet e marra do ti realizojmë dhe këto mangësi pa fajin tonë do të evitohen, kështu që paraprakisht me asfaltimin edhe problemi i kanalizimit do të zgjidhet, edhe pse probemi qëndronë qysh në fillim kur janë vendosur shahtat me vet kontributin e qytetarëve”/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com