Haliti: Me ligjin e ri, asfaltimi i qdo rruge paraprakisht duhet ta ketë përpilimin e dokumenteve projektuese

0

U nënshkrua sot kontrata për përpilimin e dokumenteve projektuese të rrugëve lokale të cilat janë nëpër vendbanime të ndryshme në komunën e Bujanocit. Kontrata u nënshkrua nga drejtori i drejtoratit për ndërtim në Bujanoc Agim Haliti dhe drejtorit të firmës biroja për punë inxhinjerike KSB Ingjinjering nga Vranja.

1379266_302072389930535_406634586_n 

Për këtë projekt që do të realizohet në vitin 2015 janë ndarë mjete nga buxheti komunal me vlerë 947.000 dinarë me tatimin mbi vlerën e shtuara. Pas nënshkrimit të kontratës Haliti tha se, këto dokumentacione nuk janë kërkuar vite më parë, tani me ligjin e ri parashihet që për secilën rrugë që punohet duhet të bëhen përpilimet e dokumenteve projektuese dhe më pas të nisin punët. Sipas Halitit, punët në terren do të nisin pasi që të lejojnë kushtet atmosferike ku janë paraparë të zgjasin 45 ditë. Ky projekt ka të bëjë me realizimin e punëve në afro 7 kilometra rrugë në lokacione të ndryshme të komunës së Bujnaocit. Vlen të theksohet se, më parë punët që janë kryer më herët nuk janë kërkuar dokumentet projektuese, vetëm janë kryer në bazë të gjendjes ekzistuese të rrugëve ku është bërë parallogaria dhe masa e atyre projekteve, ndërsa në të ardhmën në këtë mënyr është e ndaluar të punohet, dhe duhet të bëhen përpilimet e dokumenteve projektuese./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com