Haliti: jemi të gatshëm që ti dalim në ndihmë qytetarëve në çdo kohë

0

Në lagjen shteke të fshatit Tërnoc ditë më parë është bërë shtririja e rrjetit elektrik primar problem ky që banorët e kësaj lagje e kanë pasur me vite, sidmos tani në stinënë e dimrit kur ka mbi ngarkesë të rrymës elektrike.

Agim-Haliti

Me kërkesë të banorëve të cilat janë drejtuar në adresë të Direksnionit për Ndërtim sot e tutje këta banor më nuk e kanë këtë problem pasi që Drejtorati për ndërtim ka eliminuar këtë problem në bashkëpunim me Elektrodistribucionin. Agim Halitit Drejtor i drejtoratit për ndërtim është ndarë i kënaqur me punën që kanë bërë pasi që ankesat kanë qenë të shumta dhe në momentin kur ekipa e cila në terren ka konstatua se ka mundësi që kabllo mudn të vazhhdohet kanë marrë këtë inicativ që së bashku me direksionin të shtrijnë rrejtin me 150 metra të rrjetit. Vlenë të thekjsohet se përpos vazhdimit të kabllos elektrike gjithastu në disa pjesë të fshatit është shtrirë edhe ndriçimi i dritave publike, mirëpo drejtori Halitit apelon tek banorët që të jenë pak më të kujdesëshëm në këtë aspekt dhe të jenë sa më racional pasi që të gjitha këto janë në të mirë të tyre, kur dihet se komuna e Bujanocit dhe fshatrat përreth, janë, sa i përket ndriçimit publik, ndër më të ndriçuarat. Të gjitha këto investime sipas Halitit, pjesërisht janë realizuar nga Drejtorati për ndërtim i cili thotë se, së shpejti në një të ardhme të shkurtër shtrirja e rrjetit elektrik dhe ndriçimi publik do të jenë një problem më pakë i banorëve të fshatit Nesalc pasi që është bërë kontrolli se ka mundësi edhe në këtë vendbanim të zgjerohet rrjeti dhe ka mbetur vetëm të eliminohet ky problem. Vlenë të theksohet se Drejtorati për ndërtim i ka dal në ndihmë familjeve me kushte të rënda sociale të cilat skan mundësi finanasimin për kyçje në sistemin energjisë elektrike, dhe ka marrë masa që të kontribojnë në këtë askpekt me vendosjen e shtyllave elektrike, shtyllave të ndrçimit publikë dhe kyçjen në sistemin elektrik, bëhet fjalë për familjet të cilat shtëpi janë ndërtuar nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com