Haliti: Jemi të gatshëm për mirëmbajtjen e rrugëve gjat sezonit të Dimrit

0

Mirëmbajtjen e rrugëve për sezonin dimëror drejtorati për ndërtim e ka obligim ligjor, edhe pse zyrtarish nuk ka nisur sezoni i dimrit, drejtorati për ndërtim në Bujanoc është në gjendje gadishmërie që ti mirmbajë rrugët në rast se vije deri tek të reshurat e mëdha të dëborës dhe i bënë rrugët e pa kalueshme, tha drejtori i ndërrmarrjes Agim Haliti.

Dimri

Drejtorati për ndërtim është kompetent që ti mirëmbaj të gjitha rrugët lokale dhe ato të qytetit. Vite më parë ndërrmarrja në fjalë ka patur autorizimin që ti mirmbajë edhe rrugët rregjionale por këtë vitë nuk e ka atë obligim, tha Haliti. Sipas tij, procedura e prokurimeve është kryer dhe më i volitëshmi në çmim për mirëmbajtjen e rrugëve ka qenë kompanina Saba Bellça. Kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve do të nënshkruhet më 4 nëntorë, ndërsa më 15 nëntorë zyrtarisht fillon sezoni i dimrit i cili zgjatë deri më 31 marës. Sipas Halitit, për mirmbajtjen e rrugëve gjatë këtij sezoni dimëror, buxheti komunal ka ndarë 4 milion e 923 mijë dinarë  me tatimin mbi vlerën e shtuar. Haliti tha se vitin e kaluar pasi që nuk kishte edhe aq të reshura, ne kemi kursyer mjaft dhe ato kursime i kemi shfrytëzuar në infrastruktur, shpresojmë që edhe këtë vit në të njejtën mënyrë të kursejm. Për mirbajtjen e rrugëve  kompanija që e merr përsipër duhet të posedoj 5 kamionë, dy rrafshues, lopata dhe eskavatorë, duke mos i lanë anash rërën dhe krypën, që e ka për obligim organi mbykqyrës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com