Haliti: edhe pse nën kompetencat e veta, drejtorati republikan i rrugëve nuk mirmbanë rrugën Tërrnoc-Breznicë

0

Rruga regjionale Tërnoc-Breznicë-Muhocë, në periudhat e reshjeve të shiut po përballet me rrëshqitje të dheut në disa pjesë të kësaj rruge që pengon qytetarët për të kaluar, kjo për faktin se dheu bllokon rrugën dhe pamundëson kalimin e automjeteve.

ok

Një prej arsyeve pse po ndodhin këto rrëshqitje në ato pjesë të rrugës është edhe pjerrtësia e madhe ku pas çdo shiu apo dëbore gjatë sezonit dimërorë ka shembje të dheut në rrugë. Fatkeqësishtë kjo rrugë është nën mbykqyrje të direksionit republikan të rrugëve për ndërtim ku ende nuk është ndërmarrë diqka edhe pse Ndërmarja Publike Direksioni për Ndërtim i ka bërë kërkesë direksionit të lartëpërmendurë ajo ende nuk ka asnjë përgjigje, kështu u shpreh drejtori i ndëramrrjes publike direksioni për ndërtim Agim Haliti. Kjo i bie që rruga në fjalë është në mëshirën e askujt sepse direksioni për ndërtim i komunës së Bujanoc nuk ka të drejtë të bëjë ndonjë intervenim shtoi Haliti. Haliti thotë se, ne si ndërmarrje edhe më tutje do të vazhdojmë të ndihmojmë në këtë drejtim për hirë të qytetarëve, të intervenojmë tek direksioni për ndërtim republican që sa më shpesh ta inspektojnë këtë rrugë, sepse kjo është një rrugë e vaçant për gjithë malësinë e Bujanocit përfundoi Haliti./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com