Haliti: Do të kërkojmë nga Qeveria dhe Ministria përkatëse kompensimin e dëmeve nga vërshimet

0

Vërshimet e fundit nga të reshurat e shiut në komunë e Bujanocit kanë shkatuar dëme si në infrastrukturë, ekonomitë shtëpiake por edhe në kulturat bujqësore. Nga këto vërshime më së shumti është prekur fshati Osllar ku janë dëmtuar shumë ekonomi shtëpiake dhe insfrastruktura rrugore pasi që lumi ka dal nga shtrati.

Agim-HalitiDëme ka pasur edhe në Klenik dhe në fshatin Breznicë ku është dëmtuar ura tek restorant Kaolini mirëpo ekipet e emergjencës kanë reaguar menjëherë në sanimin e këtyre dëmve dhe tani situata në komunën e Bujanocit është e qetë tha drejtori i Direksionit njëherit edhe anëtar i shtabit për emergjenca. Ndryshe, Halit tha se, dëme të mëdha kanë qenë edhe tek ura afër ish thertores Jugokop që lidh qytetitn e Bujanocit me rrethin e Klenikut, urë kjo që ka qenë e dëmtuar dhe jo funskionale edhe më herët, mirëpo nga vërshimet e fundit është shkatërruar dhe mezi është e kalueshme edhe për këmbësor e cila njëherit paraqet edhe rrezik të madhë. Sipas Halitit kjo urë apo ndërtimi kësaj është në kompetencat e Koridorit dhjet ku disa herë i kanë dërguar shkresë koridorit 10 dhe ndermarrjes së rrugeve “Putevi Sërbia” mirëpo deri sot nuk kanë hasur në mirëkuptim thot Haliti. Dje në mbledhjen e mbajtur me kryetarin e komunës së Bujanocit dr. Nagip Arifi njëherit komandantin e Shtabit për situata të jashtëzakonshme, anëtarët e shtabit, Direksionin, kryetarët e komisioneve dhe kryetarët e bashkësive lokale kanë marrë një vendim që ti dërgojnë shkresë instancave më të larta që të marin masa në ndërtimin e kësaj ure e cila tani është në shkatërrim apo të bie e tëra th Haliti. Ndërsa për kompensim të dëmëve të shkaktuara nga reshjet e fundit, Haliti, ka thënë se, me kryetarët e komisoneve do të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuar në komunën e Bujanocit ditëve në vazhdim dhe me këtë raport do t’i drejtohen Qeverisë dhe Ministrive përkatëse për kompensim. Mirëpo Haliti shpreson që të mos kenë një përvoj të hidhur sikurse në vërshimet e vitit 2013 ku nga 67 milion dinarë sa ka qenë vlerësimi i dëmeve vetëm 9 milion ajën paguar nga ministria gjegjëse, edhe pse pushteti lokal është munduar në maksimum që edhe ato mjete të i shfrytëzoj në sanimin e infrastrukturës rrugore, ekonomive shtëpiake dhe kulturave bujqësore./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com