Halit Azemi “konfrontohet” me EULEX-in për rastin e Dobrosinit

0
Halit Azemi gjatë seancës së fundit të mbajtur më 17 prill është konfrontuar ashpër me trupin gjykues të EULEX-it. Si është e mundur që një shqiptar të dënohet me 5 vite e gjysmë burg pa asnjë provë e fakt.
avokati
Azemi ka thënë se aktgjykimi është abstrakt dhe i pakuptimtë dhe ka kërkuar që t`i ndërpritet paraburgimi të dënuarve. Seanca tjetër pritet të mbahet më 15 maj. Avokati Halit Azemi nuk ka qëndruar indiferent ndaj Grupit të Dobrosinit i njohur si “Lëvizja e Lirisë” i cili po shqyrtohet në Gjykatën e Apelit pas ankesave të avokatëve mbrojtës për ta kthyer lëndën në rigjykim. Azemi tha se në seancën e 17 prillit ka kritikuar EULEX-in dhe trupin gjykues i cili e dënoi grupin e Dobrosinit me dënime drakonike pa pasur prova e dëshmi.”Ju keni shqiptuar dënime pas pasur asnjë provë dhe asnjë dëshmi. Që nga fillimi kam thënë se aktgjykimi është abstrakt dhe i pakuptimtë dhe kërkojë që EULEX-i tua ndërpresë paraburgimin dhe t`i lirojë të gjithë të akuzuarit” ka thënë Azemi. Në seancën e parë në Gjykatën e Apelit kanë folur edhe avokatët tjerë mbrojtës të cilët e kanë quajtur lëndën e Grupit të Dobrosinit si një rast tejet qesharak meqë aktakuza nuk është e qëndrueshme dhe i tërë rasti është përcjellur me lëshime kundërligjore. Ndryshe trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, kishte shpallur aktgjykimin ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë”. Trupi gjykues kishte shqiptuar hiq më pak se 56 vite e 44 muaj burgim. Gjykata Themelore në Gjilan kishte dënuar dhe shpallur fajtor të akuzuarit Valon Jashari, Skender Jashari,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Kryetari i trupit gjykues Arkadiusz Sedet duke shpallur aktgjykimin tha se Valon Jashari është fajtor dhe dënohet për veprat penale të terrorizmit, dhe organizimi i grupeve terroriste. Për të dy veprat Valon Jashari është dënuar me 6 vite burgim dhe 7 vite tjera duke marrë një dënim unik prej 9 viteve. Gjykatësi Sedet pati thënë se akuzat për armët nuk janë pranuar pasi vetë prokuroria ka hequr dorë. Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste, pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve. Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Aktakuza saktësonte se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.  Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhej në aktakuzë./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com