Halimi radhitet ndër deputetët që shpenzon më së shumti

0

Shkuarja e deputetëve në seancat e Parlamentit Republikanë në 6 muajt e parë të këtij viti qytetarëve i ka kushtuar 1.5 milionë dinarë, ndërsa rekorder në shpenzimet e rrugës është deputeti i SNS nga Vranja Dragan Nikolic, më pas Ai nga Bujanoci Nenad Mitrovic dhe ndër të pestit radhitet edhe Riza Halimi

1414742478-nikolicpare

Nikolic në emër të shfrytëzimit të automjetit personal në periudhën nga janari deri në qershor të këtij viti iu është paguar rreth 380.000 dinarë. Sipas Nikolicit, ato para iu janë paguar në emër të derivateve dhe amortizimit të automjetit, raporton OkRadio, transmeton BujanociNet. Të gjithë deputetët kanë të drejtë në shpenzime të rrugës, ato i marrin mvarësisht nga largësia. Dy vende nën Nikolicin radhitet, gjegjësisht i treti deputeti popullorë SNS nga Bujanoci Nenad Mitrovic, ai në derivate dhe diqka tjetër ka shpenzuar gjatë periudhës së lartpërmendur afër 360.000 dinarë. Në vendin e lartë të pestë ndër më shpenzuesit radhitet deputeti shqiptarë Riza Halimi i cili vetëm në shpenzimet e rrugës në periudhën janar-qershor ka shpenzuar 310.000 dinarë, të gjitha këto pa llogaritur pagën mujore dhe mëditjet./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com