Halimi: Jemi peng të raporteve jonormale Kosovë – Serbi!

0
Kryetari i PVD, Riza Halimi, ka marrë pjesë në takimin e raportuesit të Parlamentit Evropian, David McAllister, dhe shefit të Delegacionit të Unionit Evropian në Serbi, Michael Davenport, me udhëheqësit e grupeve parlamentare opozitare në Parlamentin e Republikës së Serbisë.
00_12_1424546812631958749Halimi foli për problemet aktuale me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke potencuar se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe shqiptarët që jetojnë në Beograd dhe qendrat tjera në Serbi, janë peng i raporteve jonormale në mes të Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, shumë probleme të ndjeshme jetësore po mbeten të pazgjidhura për shkak të mosinteresimit dhe mos gadishmërisë së qeverisë aktuale serbe për ta realizuar programin e delegacionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilin e kishte pranuar qeveria e mëparshme në qershorin e vitit 2013. “As për temën e parë, mbrojtja shëndetësore dhe sociale, e shqyrtuar me ministren e Shëndetësisë në tetor 2013, nuk u arrit asnjë rezultat konkret. Andaj, edhe më tutje mbetet i mbyllur materniteti për të cilin Unioni Evropian ka investuar 250 mijë euro”, thuhet në kumtesë, shkruna rajonipress. Halimi theksoi se problem akut në Serbi është mos zbatimi i ligjeve të aprovuara si dhe marrëveshjeve të arritura, siç është rasti me Marrëveshjen e Brukselit për njohjen e diplomave të universiteteve të Kosovës. Në këtë takim, raportuesi i Parlamentit Evropian theksoi se në projekt-rezolutën e parë që ia ka dorëzuar Parlamentit Evropian, janë paraqitur 222 amendamente. Gjatë marsit ai do të paraqes versionin e harmonizuar për të cilën do të deklarohen euro-parlamentarët./BujanociNet/
pvd

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com