Halimi dhe Drashkoviq mbajnë monopol politik në Medvegj

0

Pak përpara zgjedhjeve për këshillat kombëtare të pakicave në Serbi, autoritet lokale vendore në Medveđi kan bërë një shkelje të rëndë të ligjshmërisë së procesit zgjedhor. Vendimi i pakuptueshëm dhe i paligjshëm i komisionit zgjedhor lokal ndaj Degës së themeluar pak muaj, të Partisë Demokratike, duke penguar emërimin e përfaqësuesve në komisionet zgjedhore dhe komisionet e votimit, e cila ka mbetë jashtë procesit të pjesëmarrjes në komisione dhe vëzhgues për këtë Këshill.

DSCN4396

Edhe pse të gjithë kadidatët e propzuar i kanë plotësuar kushtet e parpara me ligj për të marrë pjesë në Komisionet zgjedhore, nje gjë e tillë u mohehet të gjithëve, nga Komisioni Zgjedgor, për t’ia shkrutuar këtë të drejtë elementare kësaj dege në Medvegjë.

“Ky është një akt i pakuptueshëm, jodemokratik dhe antiligjor i Komisionit Zgjedhor lokal, i cili me tërë potencialin e vet minon çdo përpjeke të forcave tjera për të marrë pjesë në jetën politike, vetëm për të mbajtur në pushtet monopolin e Halimit me partnerin e vet të koalicionit lokal të Sllobodan Drashkoviq. Kjo paralajmëron për mosrrespektim të vullnetit të votuesve dhe falsifikimit të rezultateteve të Këshillit Nacional” raporton Abaz Salihu, Anëtar i Bordit komunal të PD-së, për Medvegjë.

Ai paralajmëroi se në rrethanat e tanishme, të karakterizuar nga shkelje të rënda të ligjshmërisë së procesit zgjedhor, Partia Demokratike nuk do të pranojë rezultatet e mashtrimit të saj të hapur zgjedhor që është identifikuar. Partia do të përdor mjetet ligjore për të parandaluar monopolin politik lokale  rrespektimin e vullnetit zgjedhor të qytetarëve. Me informata për parregullsi PD do t’ju drejtoehmi organizatave ndërkombëtare, dhe në rast të mungesës së reagimit të autoriteteve publike, njoftoi mundësinë e organizimit të një proteste.

e-novine/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com