Hakohet kompjuteri i Angela Merkel
10:02 | 14 Qershor 2015

Njëri nga kompjuterët që gjendeshin në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel, është hakuar gjatë muajit maj si pjesë e sulmeve kibernetike në Bundestag, transmeton e përditshmja gjermane “Bild”. auto_angela1434279749 Burime të pakonfirmuara nga kjo e përditshme, thonë se ky sulm kibernetik ishte më i madh sesa se sa që e kishte vlerësuar Bundestagu dhe Dhoma e ulët e Parlamentit gjerman, duke pranuar se tani po kanë probleme të mëdha në llogaritjen e dëmeve të sulmeve, transmeton lajmi.net. Gjatë këtij sulmi kibernetik është infektuar me një virus njëri prej kompjuterëve që gjendej në zyrën e Merkel në Bundestag, nga i cili edhe është zbuluar programi dashakeq i njohur si “kali i trojës”.
Aurela Hoxha