Hahn: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, një përparësi e Bashkimit Evropian
20:44 | 19 Nentor 2018

Johannes Hahn.

“Është e rëndësishme që të rikujtoj edhe njëherë se sa e rëndësishme është perspektiva evropiane e këtij rajoni dhe është e rëndësishme që të theksohet se bëhet fjalë për perpsektivën e gjashtë vendeve. I gjithë procesi bazohet në merita dhe është joreale se të gjitha vendet do të anëtarësohen njëkohësisht por, është e rëndësishme që të gjitha gjashtë vendet të kenë këtë perspektivën”.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se vendi i tij mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke theksuar se stabiliteti i Evropës në shkallë të lartë varet edhe nga stabiliteti i sigurisë së këtij rajoni.

Sebastian Kurz.

“Ne vlerësojmë se Bashkimi Evropian mund të jetë i plotë vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së. Për këtë, mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt aleancës evropiane dhe vëmendja jonë gjatë kryesimit me BE-në është e kthyer veçanërisht drejt këtij rajoni”.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, ka theksuar se Maqedonia do të punojë me përkushtim në këtë proces.

KOÇO ANGJUSHEV.

“Do të bëjmë përpjekje që të kryejmë detyrimin tonë shtëpiak, por edhe të sigurojmë jetë më të mirë për qytetarët tanë. Të dëshmojmë më shumë kapacitet për bashkëpunim rajonal, mes vendeve tona, veçanërisht nëse duam të kemi bashkëpunim më të mirë në të ardhmen me Bashkimin Evropian”.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, temë diskutimi ishim perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimit rajonal dhe konfliktit bilateral./TV Shenja/

Kristin Prengaj