“Gurin e vendosur në vend të huaj nuk e mban toka”

0

Shkruan: Hajredin Hyda

Kur politika miope (shkurtepamese), ngatërrohet me ndjenjat e njerëzve ose të ngjarjeve të rëndesishme historike por edhe kombëtare, krijohen momente të ndërlikuara por të pazgjidhura nga njerëzit normal, dhe atëhere vie në shprehje iracionalja por edhe në skenë dalin: pseudo intelektualët, patriotët, politikanët, analistat dhe pamundësohet zgjidhje racionale e problemeve!

lapidari_presheve_318725702_185267

Kure dikur në muajin dhjetor të vitit 2012 mbi fshatin Llucan xhandarmëria serbe vendosi një lapidar me emrat e policëve të vrarë gjatë luftës së UCPMB-së, histeria e të lartepërmendurve kishte arritur kulmin dhe këlithjet dhe vaji i tyre sa shkonin e bëheshin më të padurueshëm, bile duke akuzuar pushtetin lokal të Bujanocit se nuk e kishte penguar këtë akt kryenëvete të xhandarmërisë serbe (qeveria serbe nuk ishte entuziaste për këtë veprim)! Në të njejtën kohë në oborrin e komunës së Preshevës u ngrit një Lapidar me emrat e Dëshmorëve të UCPMB-së! E dijmë dhe e kemi në kujtesë Sagën e “Grupit të unitetit”, takimet e parreshtura, moslëshimi pe para faktorit ndërkombetar dhe atij shqipetar, qoftë nga Shqipëria apo Kosova, krekosja dhe bindja se askush nuk guxon ta lëvize Lapidarin, përkundër tri alternativave të ofruara për të dalë faqebardhë nga ajo situatë e vështire, si dhe mundësia që edhe lapidari i xhandarmërise serbe mbi Llucan të hiqet paralelisht me cvendosjen e Lapidarit në Preshevë në një vend tjetër (vendi me ideal ishte para ndërtesës së shtëpisë së kulturës në Preshevë)! Atëherë pra në fillim të vitit 2013 mbizotëroi kokfortësia, fodull ku, kryeneqësia, shkurtpamësia apo ndoshta ndokujtë nga pala shqipetare edhe i konvenonte skenari që ndodhi më vonë, kurë në një të shtune të ftoftë të janarit të 2013, në menyrë më barbare xhandarmeria serbe, Lapidarin e dëshmorëve e shkuli nga ai vend dhe e humbi nga faqja e dheut! Askush nga ata që premtonin dhe kërrcënonin se nuk ka “birë nëne”që guxon ta prekë Lapidarin, ata ditë fatidike nuk qëlluan në Preshevë! Dhe sot papandehur pas tri viteve në menyrë të qetë, pa zhurmë, ata që e vendosën edhe e hoqën atë që ishte vendosur mbi fshatin Llucan, dhe këtë nuk e bënë duke u frikuar nga ne, por indiferenca jonë ndaj këtij “surrogat lapidari” i detyroi ata që ta hiqnin nga aty! por ne kujtesat tona do të mbetet ckulja e Lapidarit në Preshevë dhe heqja pa kurrfar pompoziteti të atij në Llucan! Sigurisht se tash do të filloj gara në mes të lartepërmendurve mbi meritat e tyre të mëdha për “dislokimin” e lapidarit mbi fshatin Llucan!!!/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com