Guardiola lavdëron trajnerin e Dortmundit para finales së Kupës së Gjermanisë

0

gardiola

Pep Guardiola ka quar në qiell homologun e tij Thomas Tuchel

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka lavdëruar atë të Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, para finales së Kupës së Gjermanisë, që zhvillohet të shtunën.

Ish trajnerit të Barcelonës, i pëlqen fakti se si Tuchel e përgatit skuadrën para çdo ndeshjeje. Dortmundi ishte përcjellësi më i afër i Bayernit gjatë gjithë sezonit në Bundesligë, por në fund humbi hapin me ekipin e spanjollit duke përfunduar edicionin me 10 pikë prapa kampionit.

“Thomas jeton për futbollin. Ai ka pasion, vullnet dhe dëshiron të dijë çdo gjë. Ai mendon 24 orë për skuadrën e tij, për kundërshtarët. Kjo më pëlqen te ai – mënyra se si e përgatit ndeshjen”, ka thënë Guardiola.

“Finalet janë të paparashikueshme ku gjithçka mundet me ndodh. Duhet të dhurojmë spektakël për gjithë tifozët”, shtoi trajneri spanjoll. /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com