Guardiola i jep zemër skuadrës, flet për kampionët e botës

0

Pep Guardiola në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bayern Munchen dhe Barcelonës, ka thënë se skuadra e tij, do të luftojë deri në fund të ndeshjes.

foto

Barcelona ka rezultat të mirë në ndeshjen e parë, pasi që e fitoi atë 3:0 në Camp Nou.

“Rruga e vetme për të arritur në finale është që të luajmë më mirë se Barcelona, duke e bërë atë që e bëmë në pjesën e dytë të ndeshjes së parë. Dëshira jonë e vetme, është që të përpiqemi deri në fund”, tha Guardiola.

“Ne jemi në disavantazh me tre gola kundër njërit prej ekipeve më të mira në Evropë në 15 vitet e fundit, por ne duhet të përpiqemi”.

“Unë jam trajneri, unë jam realist, dhe kurrë nuk kam thënë se nuk kemi një mundësi. Ne duhet të luajmë me zemër dhe me kokat tona”.

“Mentaliteti fitues nuk është problem në këtë skuadër. Ne s’mund të harrojmë se kemi, 6, 7 apo 8 lojtarë që e fituan Kupën e Botës”,përfundoi Guardiola./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com