Gruevski jep dorëheqje!

0

“Për hajr na qoftë dorëheqja” ka shkruar zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov. Në Maqedonia, është arritur njv marrveshje me Pozitës dhe Opozitës, që përfshin kthimin e saj në parlament.

Gruevski

Pas bisedimeve maratonike të grupeve negociues të partive politike në Maqedoni, me ndërmjetësim dhe lehtësim të faktorit ndërkombëtar, është arritur një marrëveshje që LSDM-ja të marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës Sociale, dhe ndërsa në 5 ministri do të ketë zv ministra me të drejtë votoje.

Por në marrëveshje përfshihet edhe dorëheqja e Gruevskit. “Për hajr na qoftë dorëheqja” ka shkruar zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, duke aluduar në dorëheqjen e kryeministrit Gruevski. Kryeministri, Nikolla Gruevski jozyrtarisht mësohet se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të qeverisë së Maqedonisë shkruan ZHURNAL.
Dorëheqja është konfirmuar nga zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov I cili shkruan se le të jetë me fat dorëheqja e kryeministrit “ Aj le të jetë me fat dorëheqja”-shkruan Shilegov.
Marrëveshja që të dorëhiqet Gruevski është vendosur në orët e vona në takimin mes 4 liderëve të Maqedonisë , Zoran Zaev, Nikolla Gruevskin, Ali Ahmetin dhe Menduh Thacin nën patronazh të evrokomesarit, Johanes Han dhe ambasadorëve Bejli dhe Orev.
Bisedimet e djeshme ishin maratonike, jozyrtarisht mësohet se dorëheqja e Gruevskit do të ndodh në muajin dhjetor, 4 muaj para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni.
Gruevski u trondit me aferën e përgjimeve në Maqedoni ku në bisedat e audio-regjistrimeve dëgjohet se është i involvuar në partizimin e plotë të institucioneve shtetërore shkruan ZHURNAL.
Jozyrtarisht, LSDM merr ministrin e brendshëm dhe ministrin për punë dhe politikë sociale, ndërsa në 5 ministri do të ketë zv/ministra me të drejtë veto-ja, 3 nga LSDM dhe 2 nga VMRO DPMNE. Do të zgjidhet edhe Prokuror special për çështjen e përgjimeve, me konsensus nga 4 partitë.
Ndryshe,në një deklaratë të shkurtë, komisari Johanes Han u tha gazetarëve para rezidencës së BE-së se është “arritur marrëveshje” në takimin e liderëve dhe se do ketë zgjedhje parlamentare. “Kemi marrëveshje të nënshkruar nga liderët, jam i kënaqur nga ajo që u arrit dhe me këtë do hapen rrugët e vendit për integrimin në BE e NATO. Duhet të jemi krenarë me liderët”, ka thënë Han. Komisari Han mësohet se për këtë ka njoftuar me telefon edhe zyrtaren e lartë amerikane Viktorija Nuland se është arritur marrëveshje.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com