Gruevski drejtë dorëheqjes

0
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski mund të japë dorëheqje për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës në vend.
auto_a290-650x3581432997970

Në vend të tij mund të zgjidhjet Ministri aktual i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, nga radhët e partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Për një skenar të tillë po qarkullon në mediat maqedonase, të cilat u referohen burimeve diplomatike. Qeveria e re do të jetë kalimtare dhe jo teknike apo e shpëtimit kombëtar.

Pjesë e qeverisë së re do të jetë edhe LSDM në opozitë, e cila mund të marrë disa ministri, që do të përcaktohen nga negociatat mes palëve.

Sipas mediave maqedonase, Nikolla Gruevski do të vijojë të drejtojë VMRO-DPMNE-në deri në zgjedhjet e reja, që mund të zhvillohen brenda 6 muajve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com