Gruas 104-vjeçare i plotësohet dëshira e fundit: “Arrestohet” nga policia
16:20 | 20 Mars 2019

Anne Brokenbrow, e cila është banore në Stokeleigh Care Home në Stoke Bishop, u arrestua nga dy oficerë si pjesë e një ngjarjeje bamirësie, transmeton lajmi.net.

Znj. Brokenbrow, e cila është një ish-sekretare, plotësoi një formular që habiti stafin në shtëpinë e kujdesit.

Në letër shkruhej: ‘Dëshira ime është … të arrestohem. Kam mbushur 104 vjet dhe nuk kam qenë kurrë në anën e gabuar të ligjit “.

Kështu, dy oficerë arritën në shtëpinë e kujdesit dhe ‘arrestuan’ Znj Brokenbrow dhe e morën për një xhiro në makinë policie.

Znj Brokenbrow tha se asaj i pëlqeu të ishte në anën e gabuar të ligjit për herë të parë në jetë. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella